Sport

Rodriguez drejt Newcastles

Descriptive Text

Mesfushori James Rodriguez do të largohet nga skuadra e Evertonit, por jo edhe nga Premier League. Është bërë e ditur se kolumbiani pritet të transferohet te ekipi tjetër nga Anglia, Newcastle Unitedi.

James nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Evertonit, Rafael Benitez që nuk e ka ftuar fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhe do të largohet para datës 31 gusht kur mbyllet afati kalimtar i verës. Mësohet se Newcastle është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për Jamesin, i cili ka kontratë me Evertonin deri vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.