Sport

Allegri konfirmon qëndrimin e Ronaldos

Cristano Ronaldo i ka thënë Massimiliano Allegrit se do të mbetet pjesë e Juventusit.

Këtë e ka zbuluar vet Allegri të shtunën duke theksuar se Ronaldo është një lojtar me vlerë për Juventusin.

“Ronaldo nuk luajti të enjten sepse ne po dilnim nga një ngarkesë e madhe stërvitore dhe unë i dhashë atij gjysmë dite pushim. Ronaldo është një lojtar me vlerë për ne, sepse ai garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të nxjerrë më të mirën nga një individ. Ai gjithmonë ka stërvitur mirë, unë vetëm kam lexuar thashetheme në gazeta. Ai kurrë nuk na tha se donte të largohej. Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus”, ka thënë Allegri, njofton të shtunën “goal.com”.

Gjatë kësaj vere është raportuar se portugezi mund të kthehet te njëra prej ish-skuadrave të tij, Real Madridi dhe Manchester United.

Me Juventusin, 36-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.