Sport

PSG-ja e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Brestit

Descriptive Text

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me avantazh 2:1 pjesën e parë kundër Brestit, në ndeshjen që i takon xhiros së tretë të elitës së futbollit të Francës.

Golin e parë për PSG-në e shënoi në minutën e 23-të Ander Herrera, kurse epërsinë në 2:0 e ngriti në minutën e 36-të, Kylian Mbappe.

Në minutën e 42-të, Bresti shënoi gol për ta ngushtuar epërsinë e parisienëve në 2:1. Shënoi Franck Honorat.

Edhe në këtë ndeshje nuk janë ftuar ylli argjentinas, Lionel Messi, braziliani Neymar dhe spanjolli, Sergio Ramos.