Sport

Pogba pranë vazhdimit të kontratës tek Unitedi

Paul Pogba pritet të mbetet te Manchester Unitedi edhe për një periudhë më të gjatë, kanë njoftuar mediat në Britani.

Bëhet e ditur se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e Unitedit për rinovimin e kontratës së klientit të tij.

Te Manchesteri po duan ta mbajnë Pogban dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 me rritje të dukshme të pagës.

Mesfushori, aktualisht ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Juventusi 105 milionë euro.