Sport

Ramadani edhe dy vjet te Prishtina

Trajneri Zekirija Ramadani e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Prishtinës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar të enjten, se Ramadani e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet.

Ramadani e mori drejtimin e Prishtinës vitin e shkuar dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të kampionit të Kosovës. Krahas Ramadanit, bashkëpunimin me Prishtinën e ka vazhduar edhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli.

“Trajneri kampion, Zekirija Ramadani, dhe drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli, kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për nga dy vite, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve titullin kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.