Sport

Ballkani zyrtarizon portierin Frashëri

Portieri Stivi Frashëri është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit. Ballkani të martën e ka zyrtarizuar Frashërin, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Frashëri sezonin e shkuar ishte pjesë e Teutës së Durrësit, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit të Shqipërisë. “Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

"Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit. Frashëri 30-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Kukësi, Flamurtari i Vlorës, Bylisi, Tirana e Arisi në Greqi.