Sport

Liverpooli kërkon shumë para, ngec transferimi i Shaqirit

Javën e kaluar u tha se Xherdan Shaqiri dhe Olympique Lyoni kanë arritur marrëveshje me kontratë të vlefshme 350 mijë euro në muaj.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën do të bëhej më i paguari te skuadra e elitës së futbollit francez.

Por, që nga java e kaluar nuk është folur për finalizimin e kontratrës. Shaqiri mungoi në ndeshjen hapëse të Liverpoolit që e fitoi 3:0 ndaj Norwich Cityt të Milot Rashicës.

“The Athletic” ka shkruar se është Liverpooli që e ka bllokuar transferimin e futbollistit nga Zhegra drejt Francës. “Të kuqtë” po kërkojnë 14 milionë euro për 29-vjeçarin, ndërsa Lyoni është i gatshëm t’i shpenzojë vetëm gjashtë milionë euro.

Por është Burnley që mund ta ndryshojë situatën. Skuadra e Premier Leagues i ka ofruar Lyonit 16 milionë euro për 24-vjeçarin e sulmit, Maxëel Cornet. Ato para, Lyoni mund t’i shpenzojë për sulmuesin shqiptar të krahut.