Sport

Abrahami zyrtarizohet te Roma

Descriptive Text

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham, ka kompletuar transferimin e tij nga Chelsea drejt Romës.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e Serisë A dhe largohet nga kampioni i Evropës pas 82 paraqitjeve e 30 golave të shënuar.

Te skuadra e re bashkohet me ish-trajnerin e tij te Chelsea, Jose Mourinho.

Në kryeqytetin italian do ta bartë fanellën me numrin 9.

Për transferimin e tij, Roma ka paguar rreth 40 milionë euro.