Juventusi konfirmon largimin e Alvesit

Juventusi konfirmon largimin e Alvesit

29 qershor 2017 18:33

Juventusi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje dy palësh për ndërprerjen e kontratës së mbrojtësit Dani Alves, transmeton Koha.net.

Alves në sezonin e tij të parë me Juventusin ngriti dy trofe, ndërsa arriti në finale të Ligës së Kampionëve, për të humbur nga Real Madridi.

“Juventusi ka arritur marrëveshjen me Dani Alvesin për ndërprerjen e kontratës së lojtarit”, thuhet në konfirmimin e Juventusit.

Braziliani në total ka pasur 33 paraqitje, ndërsa ka shënuar 6 gola, dhe ka bërë 6 asistime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme