Sport

Edhe Mankenda largohet nga Prishtina

Sulmuesi i krahut, Gauthier Mankenda nuk do të jetë pjesë e Prishtinës në sezonin e ri. Klubi kryeqytetas ka njoftuar të hënën se Mankendas i ka skaduar kontrata dhe se e ka falenderuar për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.

Mankenda ishte pjesë e Prishtinës prej vitit 2016 dhe në disa ndeshje e ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

"Klubi i futbollit Prishtina falënderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.