Sport

Bayerni e nis me barazim mbrojtjen e titullit

Descriptive Text

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munichu, e ka nisur me barazim mbrojtjen e titullit në elitën e futbollit gjerman.

Të premten mbrëma, bavarezët ishin në disavantazh prej një goli, por në fund, dueli hapës ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Bayern Munichut përfundoi 1:1.

Alassane Plea ishte shënues i golit të parë të sezonit në Bundesligë sivjet. Ai mposhti Manuel Neuerin në minutën e 10-të.

U bë lojtari i parë i Monchengladbachut që shënon golin e parë të Bundesligës në 46 vjet.

Por, sulmuesi polak, Robert Lewandowski, që ishte golashënuesi më i mirë i vitit të shkuar në Gjermani me 41 gola, shënoi me vollej-gjuajtje në minutën e 42-të.

Lewandowski disa herë më vonë u ndal nga portieri zviceran i Gladbachut, Yann Sommer.

Kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e tifozëve në stadiume.

Rreth 23 mijë spektatorë ishin të pranishëm në arenën që ka kapacitet prej 60 mijë ulëseve.