Sport

L’Equipe: Shaqiri ka arritur marrëveshje me Lyonin

Xherdan Shaqiri ka kompletuar marrëveshjen personale me klubin francez Olympique Lyon. Shaqiri është pajtuar të firmosë kontratë me Lyonin deri në qershor të vitit 2024, raporton “L’Equipe”.

Por deri te finalizimi i transferimit ka mbetur edhe arritja e kompromisit mes dy klubeve. Lyoni ka ofruar 6 milionë euro plus bonuset.

Mirëpo, siç ka njoftuar “Sky Sports, Liverpooli ka kërkuar 15 milionë euro.