Sport

Dybala afër vazhdimit të kontratës me Juventusin

Drejtuesit e Juventusit dhe përfaqësuesit e Paolo Dybalas, janë takuar sërish të mërkurën pasdite për të diskutuar për kontratën e re.

Mediat në Itali shkruajnë se takimi ka shkuar shumë mirë, por do të bisedohet sërish për të diskutuar edhe disa detaje. Takimi ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe nuk janë përcaktuar detajet, por nga ajo që raportohet në mediumet italiane, Dybala do të nënshkruajë kontratë të re.

Kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit 2021/2022 dhe Juventusi nuk mund të pranojë që ai të largohet si lojtar i lirë. Bëhet e ditur se 27-vjeçari do të pranojë ofertën prej 8 milionë eurosh në sezon. Ai fillimisht kishte kërkuar 10 milionë. Me Juventusin, Dybala ka shënuar 100 gola në 254 ndeshje.