Sport

Godin do të rikthehet në La Liga

Qendërmbrojtësi uruguaian, Diego Godin pritet të kthehet në La Liga. Godin, i cili do të largohet nga Cagliari, ka refuzuar transferimin te Beshiktashi pasi pritet t’i bashkohet skuadrës së Real Betisit.

Te Cagliari, kanë bërë të ditur se Godin nuk do të jetë pjesë e klubit për shkak të pagës së lartë, prej 3.8 milionë eurosh në vit. Dhe, Betisi tashmë ka kontaktuar ekipin italian, të cilit i ka ofruar rreth tre milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij. Godin 35-vjeçar, ka luajtur në La Liga për më shumë se një dekadë (2007-2019), te Villarreali e Atletico Madridi përpara se të transferohej në Serie A, te Interi. Ai është pjesë e Cagliarit prej vitit 2020, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.