Sport

Milani është i interesuar për Ceballos

Milani është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, shkruan “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se klubi nga Madridi është i gatshëm ta shesë 24-vjeçarin, të cilin e kishte huazuar në dy vitet e fundit.

Raportohet se Reali kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin. Por, Milani mund të mos e përballojë shumën e lartë që kërkon Real Madridi për Ceballosin.

Mesfushori spanjoll ishte i huazuar tek Arsenali në dy edicionet e fundit. Në 77 ndeshje, ka realizuar dy gola dhe ka bërë edhe pesë asistime. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023.