Sport

Organizohet turne futbolli të vogël në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Descriptive Text

Për dhjetë ditë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet edicioni i dytë i turneut të futbollit të vogël, "Meridian Express Tournament 2017".

Në fushën e improvizuar do të luajnë rreth 400 lojtarë, të cilët do të ndahen në 16 ekipe.

Fëmijët do të jenë në 16 ekipe dhe skuadrat veterane me 4 ekipe.

Turneu do të fillojë me 4 korrik për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes ambasadës amerikane dhe Policisë së Kosovës.

Ndeshje revyale do të zhvillohet mes ekipeve të Down Syndrome Kosova.

Ky aktivitet është i përkrahur nga Zyra e Kryeministrit, Komuna e Prishtinës, Ministria e Sportit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.