Sport

Pochettino vazhdon kontratën me PSG-në

Descriptive Text

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për një vjet me klubin francez. Ai do të jetë në ‘’Parc des Princes’’ deri në vitin 2023.

Argjentinasi mori detyrën pas shkarkimit të Thomas Tuchel në janar, por PSG e humbi titullin në Ligue 1 dhe u eliminua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

PSG me Pochettinon fitoi Kupën e Francës me një fitore 2-0 ndaj Monacos.

PSG është shfaqur tejet aktive në këtë afat kalimtar, duke transferuar Wijnaldumin, Sergio Ramos, Hakimin dhe Donnarumman.