Sport

Dybala do të mbetet te Juventusi

Paulo Dybala do t’i nisë bisedimet me Juventusin për vazhdimin e kontratës. Futbollisti argjentinas është në 12 muajt e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër” dhe nuk ka arritur të gjejë ende marrëveshje.

Por, mediat italiane bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit të Juventusit janë të gatshëm t’i rihapin negociatat me lojtarin për të gjetur marrëveshjen përfundimtare.

Juventusi pritet t’i plotësojë kërkesat e Dybalas dhe t’i ofrojë kontratë trevjeçare.

Trajneri Masimiliano Allegri u ka bërë me dije krerëve të klubit se llogarit në shërbimet e sulmuesit.