Sport

Brisbane pret Lojërat Olimpike të vitit 2032

Brisbane është zgjedhur vendi ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike të vitit 2032. Vendimi është marrë të mërkurën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Lojërat Olimpike në Australi do të kthehen pas 32 vjetësh pas atyre të mbajtura në vitin 2000 në Sidney, ndërsa në Melbourn ishin mbajtur në vitin 1956.

Para Brisbanes mikpritës i Lojërave Olimpike të vitit 2024 do të jetë Parisi, ndërsa në vitin 2028 Los Angeles. Lojërat Olimpike në Tokio nisin të premten ndërsa përfundojnë më 8 gusht.