Sport

Atalanta siguron Frabottan

Descriptive Text

Skuadra e Atalanta edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Juventusin për mbrojtësin e krahut të majtë, Gianluca Frabotta. Bëhet e ditur se Atalanta e ka siguruar Frabottan në huazim me detyrim të blerjes në fund të sezonit 2021/22.

Frabotta te Atalanta shihet si pasardhës i gjermanit Robin Gosens që pritet të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere. Detajet tjera të marrëveshjes mes Atalantas dhe Juventusit nuk janë bërë të ditura.

Frabotta është produkt i akademisë së Bolognas kurse Juventusi e transferoi në vitin 2019 për 2.6 milionë euro. Sezonin e shkuar, Frabotta regjistroi 18 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe asistuar një herë.