Sport

Barcelona interesohet për Romagnolin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnolin. Mediumet spanjolle kanë raportuar se Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Milanit kartonin e Miralem Pjaniqit në shkëmbim të Romagnolit.

Romagnoli shihet si përforcim i duhur te Barcelona për repartin e mbrojtjes dhe klubi spanjoll do të bëjë të pamundurën për ta bindur Milanin në një shkëmbim të tillë.

Romagnoli ka kontratë me Milanin deri vitin tjetër dhe mund të largohet nga klubi gjatë këtij viti, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.