Sport

De Paul i lumtur që iu bashkua Atleticos

Descriptive Text

Rodrigo De Paul me padurim pret që të punojë me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen. Mesfushori argjentinas, insistoi se transferimi i tij te Atletico Madridi, është një hap i madh në karrierën e tij. De Paul u transferua te Atletico Madridi nga Udinese për 35 milionë euro dhe me kampionin e La Ligas, firmosi kontratë pesëvjeçare.

“Unë jam shumë i lumtur që do të luajë për ekipin që e fitoi titullin e kampionit në La Liga sezonin e fundit. Është një hap i madh në karrierën time dhe me padurim pres që të punoj me trajnerin Diego Simeone”, tha mesfushori 27-vjeçar. De Paul e njeh kampionatin spanjoll, pasi më herët ka bërë karrierë te Valencia.