Sport

Hendbollistet e reja të Kosovës mposhtin Bosnjë-Hercegovinën

Pas dëshpërimit në dy ndeshjet e para, përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B. Të hënën në Shkup, Kosova U19 fitoi ndaj Bosnjë-Hercegovinës, falë përmbysjes së rezultati në pjesën e dytë.

Pjesa e parë i ka takuar boshnjakeve që shkuan në pushim me shifrat 17:14. Madje epërsia e tyre shkoi deri në 7 gola. Por në pjesën e dytë hendbollistet kosovare janë mobilizuar dhe kanë shënuar fitore me shifrat 30:28. Epërsia në dy gola është rritur në fund të ndeshjes.

Portierja gjakovare, Selvije Mullakdarija ka shkëlqyer duke pritur plot 15 gjuajtje. Mendolina Fetaj shënoi 8 gola, ndërsa Diellza Istrefi shtoi 6 gola për fitoren e Kosovës. Kosova kishte humbur thellë nga Holanda dhe Ishujt Faroe dhe kritikat ishin të mëdha.

Ndeshjen e ardhshme Kosova U19 e luan të enjten ndaj Maqedonisë së Veriut.