Sport

Gjokoviqi triumfon në Wimbledon, barazon numrin e Grand Slameve me Federerin e Nadalin

Descriptive Text

Novak Gjokoviqi është barazuar me Roger Federerin e Rafael Nadalin, pasi e ka fituar Grand Slamin e 20-të të dielën, duke e mposhtur në finalen e Wimbledonit, tenistin italian Matteo Berrettini 3:1 (6-7, 6-4, 6-4, 6-3) në sete. Tenisti numër një në botë, Gjokoviq ka triumfuar për vitin e tretë rresht në Ëimbledon, Grand Slam që e ka fituar gjashtë herë në karrierë.

Ai gjithashtu ka edhe nëntë tituj në “Australian OIpen”, tre në “US Open” dhe dy të tjerë në “French Open” për t’u barazuar me rivalët e tij, Federerin e Nadalin. “Unë duhet të bëj një nderim të madh për Rafan dhe Rogerin. Ato janë legjenda. Legjendat e sportit tonë. Ata janë dy lojtarët më të rëndësishëm me të cilët jam përballur ndonjëherë në karrierën time”, tha Gjokoviq.

Gjokoviq është tenisti i vetëm që nga Rod Laver, i cili në vitin 1969 fitoi tre turne të mëdhenj brenda një sezoni.