Sport

Skuadra të njohura evropiane pas yllit danez

Mikkel Damsgaard ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar te Përfaqësuesja e Danimarkës në Kampionatin Evropian.

Paraqitjet e mira në “Euro 2020” ka bërë që shumë klube të interesohen shërbimet e 21-vjeçarit.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se për danezin interesim kanë shprehur Liverpooli, Juventusi dhe Roma. Ekipi i Sampdorias është i gatshëm ta shesë Damsgaardin për një shumë mbi 40 milionë euro.

Në pesë ndeshjet e luajtura në “Euro 2020”, Damsgaard ka shënuar dy gola.