Sport

Ajzeraj: E dominuam ndeshjen në çdo aspekt

Almir Ajzeraj, sulmuesi i krahut të Dritës ishte prej më të mirëve te skuadra gjilanase në fitoren kundër Deçiqit në Ligën e Konferencës.

Ai tha se vetëm fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë, ndërsa shtoi se atij e bashkëlojtarëve u mungoi edhe fati.

“Mendoj që përveç fillimit, dominuam ndeshjen në çdo aspekt. Fati nuk ishte me ne. Dihet që cilësia dhe përvoja që e kemi në grup nuk është e vogël, ne e ndjekim rezultatin e mirë si gjithmonë. Vetëm pesë minutat e para nuk i kishim të mira. Me pak fat do të mund të kishim avantazh më të madh”, theksoi Ajzeraj.

Drita luan ndeshjen e kthimit në Mal të Zi pas një jave.

Në rast se e kalon klubin shqiptar nga Mali i Zi, Drita do të luajë kundër Feyenoordit të Holandës.