Sport

Nuhiu: Ka përfunduar vetëm gjysma e punës

Descriptive Text

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar se nuk ka përfunduar asgjë me fitoren 2:1 ndaj Deçiqit të Tuzit. Ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës është pas një jave në Podgoricë.

“Filluam ndeshjen lehtë dhe pësuam. Pas pësimit është e vështirë, por lojtarët treguan karakter dhe dëshirë për ta marrë fitoren. Mendoj se me meritë kemi fituar. Kemi krijuar shumë raste por na mungoi saktësia në fund për rezultat më të thellë”, ka thënë Nuhiu.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e kthimit.

“Do të jetë vështirë. Asgjë nuk ka mbaruar. Kanë mbaruar vetëm 45 minuta. Do ta analizojmë këtë ndeshje dhe do ta përgatisim ndeshjen e kthimit”.