Sport

Balotelli firmos me Demirsporin

Ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra nga Turqia, Adana Demirspor, me të cilën ka firmosur kontratë trevjeçare.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, u rikthye në Serie A në muajin gusht të vitit 2019 kur iu bashkua Brescias, ekip që nuk arriti ta ndihmoj për të mbetur në elitën e futbollit të Italisë. Kështu që, në gjashtë muajt e fundit, Balotelli u transferua te Monza dhe luajti në Serie B.

Te Adana Demirspor, ekip që sezonin 2021/22 do të luajë në Superligën e Turqisë, Balotelli u transferua si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024.

“Sot, u bë një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e Adana Demirsporit me shkronjat e arta. Mario Balotelli ka nënshkruar zyrtarisht kontratë trevjeçare me klubin tonë. Super Mario, tani do të shënojë gola për fanellën e kaltër”, thuhet në njoftimin e klubit turk.