Sport

Prishtina shpreson në ndihmën e Rashkajt për ndeshjen e kthimit

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, pritet ta përcjellë nga tribunat ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, që Prishtina e zhvillon në Suedi, të enjten, kundër Norrkopingut.

Por 27-vjeçari në ndeshjen e kthimit, më 6 korrik në Mitrovicë, mund të paraqitet në fushë me fanellën e Prishtinës. Interesimin e klubit bardhekaltër e ka konfirmuar të hënën për gazetën trajneri Arsim Thaqi, por edhe vetë futbollisti i skuadrës Eskilstuna, që garon në elitën e futbollit suedez, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Thaqi ka theksuar se Rashkaj do të ishte i mirëseardhur në klubin të cilin e drejton. Ai ka theksuar se Rashkaj është një lojtar i dëshmuar dhe ka përvojë në gara të nivelit më të lartë se të Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.