Sport

Nga karroca me rrota në raundin e tretë të “Wimbledonit”

Katër javë më parë, Taylor Fritz ishte në karrocë me rrota në “French Open”. Tani është në raundin e tretë të turneut të tenisit “Wimbledon”.

Fritz jashtëzakonisht shpejtë u rikuperua pas operimit të gjurit dhe mposhti Steve Johnsonin me rezultatin 3:2 në sete, 6:4, 7:6, 4:6, 6:7 dhe 6:4.

Fritzi është bartësi i 31-të i garës. Ai e lëndoi gjurin në “Roland Garros” dhe u desh ndihma e karrocës me rrota për ta larguar nga arena. Iu desh që ta riparonte me operim meniskun e shqyer.