Sport

Trepça kompletohet me të huaj, firmos me Amin Hotin

Klubi i basketbollit Trepça ka kompletuar përbërjen sa i takon lojtarëve të huaj. Pas tre amerikanëve, klubi mitrovicas ka firmosur të enjten me Amin Hot, që është nga Mali i Zi.

Rrallë ndodhë që skuadrat e basketbollit të kompletohen kaq herët sa i takon lojtarëve të huaj. Por mitrovicasit tashmë kanë gjetur trajnerin dhe po ashtu basketbollistët. Kjo vlerësohet shenjë për organizimin e “xehetarëve” para edicionit të ri.

Hot luan në pozitën e organizatorit.

“Amin Hot do ta bartë fanellën gjelbër e zi për edicionin 2021/2022 dhe njëkohësisht përmbyllë listën e lojtarëve të huaj. Hot i bashkohet Trepçës si lojtar me mjaftë përvojë. Ai ka zhvilluar karrierë në Greqi, Hungari, Bullgari, Sllovaki e Bosne”, ka njoftuar Trepça.