Sport

Ribery largohet nga Fiorentina

Frank Ribery nuk do të jetë pjesë e Fiorentinës në edicionin 2021/2022.

Klubi italian ka njoftuar se Ribery do të largohet, pasi i ka skaduar kontrata të mërkurën në mesnatë.

Raportohet se francezi kishte shprehur dëshirë që të qëndrojë në “Aremio Franchi”, ku trajner i ri është emëruar Vicenzo Italiano.

Megjithatë, pavarësisht bisedimeve, Ribery dhe drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të nënshkruar kontratë të re.

Fiorentina e ka falënderuar sulmuesin francez për kontributin që ka dhënë.

38-vjeçari kishte kaluar te klubi italian në gusht të vitit 2019 si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Bayern Munichun.

Në total ka zhvilluar 51 ndeshje me Fiorentinën. Ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dhjetë asistime.

Francezi ka pasur telashe edhe më lëndime.