Sport

Laporta nuk mund të thotë nëse Messi mbetet te Barcelona

Foto: AP

Nga sot, Lionel Messi është futbollist i lirë. Kontrata e futbollistit argjentinas përfundoi pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë me Barcelonën, e që zgjati 7.504 ditë.

Rinovimi i kontratës së Messit është prioritet për presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

“Ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të dy palët”, ka thënë presidenti i Barçës për “El Transistor”. “Ne duam që ai të qëndrojë dhe Leo dëshiron që të qëndroj”, është shprehur ai. Laporta insiston se Messi ka gjasa të mëdha të qëndroj edhe më gjatë te Barcelona, por tash për tash nuk mund ta konfirmoj. “Do të doja të thosha që Messi qëndron, por unë ende nuk mundem, por ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Laporta.