Sport

Napoli siguron portierin e Çekisë, Vaclikun

Klubi nga Serie A e Italisë, Napoli ka siguruar shërbimet e portierit Tomash Vaclik, i cili është pjesë e Përfaqësueses së Çekisë që tashmë është kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2020”.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Napoli tashmë ka arritur marrëveshje me portierin Vaclik, e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaj. Vaclik 32-vjeçar, te Napoli do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën e Sevillas. Ai deri më tani në Kampionatin Evropian, ka regjistruar katër paraqitje për Përfaqësuesen e Çekisë.