Sport

Ibra, opsion për Atletico Madridin

Descriptive Text

Atletico Madridi është duke e konsideruar Zlatan Ibrahimoviqin si opsion për të zëvendësuar marrëveshjen e mundshme me Diego Costan e Chelseat.

Ibra është lojtar i lirë, pas largimit nga Unitedi, ndërsa Atletico dëshironte këtë verë të kthente në skuadër Diego Costan. Gjithsesi, dënimi i Atleticos që të mos trasnferojë lojtarë deri në janar, ka shtyrë edhe mundësinë e transferimit të Costas.

Në vend të kësaj, Ibra mund të jetë transferimi i radhës për Atleticon, pasi që deri në kohën kur të përfundojë masa e caktuar e dënimit, futbollisti mund të jetë gati pas rikthimit nga lëndimi, raporton “Tuttosport”.