Sport

Ftohen edhe dy notarë kosovarë për të marrë pjesë në LO “Tokio 2020”

Janë ftuar edhe dy notarë kosovarë për të garuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli do ta përfaqësojnë Kosovën në not.

Ata kanë marrë ftesë sipas vendeve të rezervuara për univerzalitet.

Zeqiri do të garojë në 400 metra krol, ndërsa Kondirolli në 100 metra krol.

“Në ftesën dërguar Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Notit të Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA), thuhet se të dy notarët janë renditur më së larti nga garuesit kosovarë në renditjen e pikëve të FINA-s”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sot ftesa u konfirmua edhe për atletin, Musa Hajdari, që garon në 800 metra vrapim.

Komiteti Olimpik i Kosovës momentalisht ka 11 sportistë të konfirmuar, prej tyre gjashtë me normë olimpike, të cilët do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Me normë olimpike janë pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, si dhe mundësi Egzon Shala. Nga komisioni Tre-Palësh janë ftuar shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe boksierja, Donjeta Sadiku.

LO Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.