Sport

Lampard kritikon Conten për largimin e Costas

Sulmuesi brazilian nuk do të jetë më pjesë e Chelseat.

Ndonëse ishte një nga futnollistët më meritorë për triumfin në Premier Ligë sezonin e shkuar, Diego Costa nuk do të luajë më me Chelsean, pasi që trajneri Antonio Conte ka kërkuar një gjë të tillë.

Ish kapiteni i bluve, dhe legjenda e këtij klubi, Frank Lampard kritikon në njëfarë mënyrë sjelljen e trajnerit italian për ta larguar nga ekipi sulmuesin më të mirë, transmeton kp.

“Do të jetë shumë e vështirë që të zëvendësohet një sulmues si Costa”, ka deklaruar Frank.

“Ai është një lojtar shumë fizik dhe i vështirë për t’u zëvendësuar. Nuk është aspak e lehtë për të gjetur një lojtar që të shënojë kaq shumë gola sa Costa”, ka përfunduar anglezi.