Sport

Bayerni e nis sezonin në Bundesliga kundër Gladbachut

Descriptive Text

Bayern Munichu do ta nisë sezonin e ri në Bundesligën gjermane në udhëtim te Borussia Moenchengladbach.

Takimi i 13-të gushtit do të jetë i pari në Bundesligë. Të dyja skuadrat do të jenë me trajnerë të ri. Bayerni e punësoi Julian Nagelsmannin nga Leipzigu ndërsa Gladbachu e solli Adi Hutterin nga Eintracht Frankfurtin.

Nagelsmannit i është kërkuar vazhdimi i rekordit në 10-të tituj rresht në elitën e futbollit gjerman.

Borussia Dortmundi do ta nisë kampanjën në Bundesligë kundër Frankfurtit më 14 ose 15 gusht, ndërsa Leipzigu do të jetë në vizitë te Mainzi në të njëjtin vikend.

Superkupa e Gjermanisë ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit është caktuar të luhet më 17 gusht. Bayerni udhëton te Leipzigu në ligë më 11 ose 12 shtator dhe luan në udhëtim te Dortmundi në javën e parë të muajit dhjetor.

Rangu i dytë i futbollit gjerman nis me dy ish-kampionët gjerman. Schalke do të jetë nikoqire e Hamburgut më 23 korrik.