Sport

Halep tërhiqet nga gara e “Wimbledonit”

Descriptive Text

Kampionia në fuqi e garës së tenisit “Wimbledon”, Simona Halep, nuk do të jetë pjesëmarrëse shkaku i lëndimit në pulpë.

Rumunia që mposhti Serena Williamsin në finalen e dy viteve më parë, e ka shqyer pulpën e këmbës në një ndeshje në Romë në muajin maj dhe u detyra të mos marrë pjesë në “French Open”.

Halep kishte shpresën se do të ishte gati për “Wimbledon” dhe udhëtoi në Londër më herët gjatë kësaj jave, por në fund vendosi të mos marrë pjesë.

“Me shumë dëshpërim po ju them se po tërhiqem nga kjo garë për shkak se pulpa e këmbës nuk më është shëruar plotësisht”, ka thënë Halep për sajtin zyrtar të “Wimbledonit”.

Halem e fitoi Grand-Slamin e parë në “Roland Garros” në vitin 2018.