Sport

Roma siguron portierin Patricio

Portieri i Përfaqësueses së Portugalisë, Rui Patricio, do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Roma tashmë ka arritur marrëveshje me Wolverhamptonin për transferimin e Patricios pas përfundimit të “Euro 2020”.

Për kartonin e portierit 33-vjeçar, Roma do të paguajë gjashtë milionë euro dëmshpërblim.

Patricio me skuadrën italiane do të firmos kontratë tri-vjeçare dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit portugez Jose Mourinho.

Patricio prej vitit 2018 ka qenë pjesë e Wolvesit, ekip të cilit iu bashkua nga Sportingu i Lisbonës.