Sport

Donnarumma mohon shkarkimin e Raiolas

Descriptive Text

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thyer heshtjen dhe ka mohuar raportimet se ka vendosur të shkarkojë agjentin Mino Raiola.

Gjatë orëve të fundit u raportua se Donnarumma ka vendosur të largojë Raiolan dhe të rinovojë kontratën me klubin pas tensioneve mes familjes dhe përfaqësuesit.

Gjithsesi, 18-vjeçari ka thyer heshtjen më në fund përmes rrjetit social Twitter.

“#Donnarumma #Raiola Dje, sot dhe nesër!”, ka shkruar ai.

Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës te Milani dhe ka refuzuar të vazhdojë kontratën me klubin.