Sport

Ikona e Prishtinës, Edmond Azemi, i jep fund karrierës si lojtar

 

Edmond Azemi i ka dhënë fund karrierës si basketbollist. Lajmin për pensionimin e Azemit e ka bërë të ditur klubi i basketbollit Prishtina të enjten mbrëma në Facebook.

Pjesë e Prishtinës ishte që prej vitit 1999, ndërsa në karrierë ka fituar 36 trofe.