Sport

Sterling vendos për të ardhmen, pas Evropianit

Raheem Sterling nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi anglez thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit të Manchester Cityt se për të ardhmen e tij do të flasë pas Kampionatit Evropian.

Sulmuesi i krahut është përfolur se mund të largohet nga kampioni anglez gjatë kësaj vere.

Por mediat në Ishull kanë raportuar se Sterling është i fokusuar që të ndihmojë Përfaqësuesen e Anglisë në “Euro 2020”.

26-vjeçari shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Kroacisë, që ua dha fitoren “Tre Luanëve”.