Sport

Hashani përgëzon paraqitjet e portierëve të Kosovës

Njohësi dhe trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka thënë se përzgjedhësi Bernard Challandes do ta ketë problem se cilin portier ta zgjedhë për t’u paraqitur te Kosova në të ardhmen.

Ai ka lavdëruar paraqitjet e Betim Halimit dhe Visar Bekajt në ndeshjen miqësore të Kosovës.

“Mendoj se ka qenë ftesë e vonuar për Betimin. Ndeshjen e fundit ka dëshmuar se nëse jo portier i parë, të jetë rezervë. Betimi nuk kushtëzon. Dashtë Zoti të kemi futbollistë të tillë. Të vijnë lojtarët pa kushte. Kurdo që të thërret kombëtarja, nuk ka nevojë për kushtëzime. Në kombëtare duhet të luajnë lojtarët me minutazhë në ekipet e tyre. E mirë është që edhe Visar Bekaj ka bërë paraqitje të mirë. Halimi ka bërë paraqitje të mirë. Trajneri i kombëtares do të ketë kokëçarje. Nuk vërehet mungesa e portierëve sepse që të dy janë paraqitur mirë”, tha Hashani.