Euro 2020

Florenzi mungon ndaj Zvicrës

Alessandro Florenzi do të mungojë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian, ndaj Zvicrës.

Mbrojtësi italian u zëvendësua në pjesën e dytë në takimin ndaj Turqisë, pas një lëndimi të pësuar.

Mediat italiane kanë raportuar se pas ekzaminimeve të fundit mbrojtësi i krahut të djathtë ka pësuar lëndim muskulor.

30-vjeçari nuk do të arrijë të rikuperohet për ndeshjen ndaj Zvicrës.