Sport

Dy herë kampionia e UFC-së sfidon Kim Kardashianin për një ndeshje boksi

Kampionia e dyfishtë e UFC-së, Amanda Nunes, ka sfiduar yllin e televizionit dhe modës, Kim Kardashian, për një ndeshje boksi mes tyre.

Nunes ka qenë një tipar i popullarizuar i sporteve luftarake gjatë vitit të fundit, dhe me këtë lëvizje ajo dëshiron që fama e saj të rritet.

Gjithsesi, një thirrje e till erdhi në formë shakaje pasi presidenti i UFC-së, Dana White, kishte folur pas meçit mes Logan Paul dhe Floyd Mayweather. White kishte thënë

“Nata e kaluar? Oh hajde, kjo nuk ishte asnjë ndeshje boksi. Siç thashë më parë, njeriu gjithmonë do të ketë një treg për këtë lloj ndeshje. Gjithmonë do të ketë njerëz që janë të gatshëm të japin 50 dollarë për të parë atë meç. Kjo është shumë larg nga ajo që unë imagjinoj, mendoj për këtë, imagjinoni nëse Kim Kardashian do të donte të luftonte Amanda Nunes, sa e madhe do ishte bërë ajo luftë? Do ishte ngjarja më e madhe”, kishte thënë White.

Ka mjaftuar kjo deklaratë dhe më pas Nunes e ka postuar në profilin e saj në Instagram, duke shkruar: ‘’Hej Kim Kardashian le ta bëjmë këtë?’’.

Dana White është një nga personat që nuhat paratë në organizimin e meçeve. Nëse një gjë e tillë do t’i sillte përfitim, ai mund ta bëjë pa asnjë dyshim. 

Në fakt, për Kardashian nuk do ishte hera e parë që do të ngjitej në ring, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë vite më parë me aktoren Tamara Frapasella për një ngjarje bamirësie.

Ndërkohë, Nunes pritet ta ketë sfidën e mbrojtjes së titullit të femrave në UFC kundër Julianna Peña në UFC 265 më 7 gusht.