Sport

Ferizaj konfirmon trajnerin e ri, tre lojtarë vazhdojnë kontratat

KF Ferizaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar Rexhep Murselin trajner të ri të skuadrës, transmeton Koha.net.

Klubi gjithashtu bën të ditur se kontratat i kanë vazhduar edhe Muhabi Bushi, Mirsad Idrizi dhe Leutrim Rexhepi.

Ferizaj nuk do të garojë në sezonin e ardhshëm në Superligë, por synimi kryesor i klubit është rikthimi në garën elitare të futbollit kosovar.

“Sot skuadra jonë ka arritur marrëveshje me trajnerin ferizajas, Rexhep Murseli, i cili pritet ta drejtojë skuadrën tonë drejt rikthimit në Superligë. Po ashtu kryesia ka arritur marrëveshje me lojtarët kryesorë të klubit tonë, Muhabi Bushi, Mirsad Idrizi, dhe Leutrim Rexhepi”, thuhet në postimin e KF Ferizajt.

Ferizaj paralajmëron edhe transferime të tjera që do të ndodhin në vijim.