Sport

Prishtina përballet me kampionin e San Marinos në parakualifikimet e Championsit

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina ka mësuar kundërshtarin e parë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në shortin e tërhequr të martën, Prishtina në gjysmëfinale të këtij turneu që do të zhvillohet në Ishujt Faroe nga 22 deri më 25 qershor, do të përballet me kampionin e e San Marinos, S.S. Folgore. Për Prishtinën, kjo është hera e parë që paraqitet në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi katër edicionet e fundit ka luajtur në Ligën e Evropës.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Folgores, do të zhvillohet më 22 qershor kurse fituesi, do të luajë në finalen e 25 qershorit me fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet ndërmjet HB Torshavnit dhe Inter d’Escaldesit. Skuadra fituese e këtij mini-turneu parakualifikues të Ligës së Kampionëve, do të kualifikohet në raundin e parë eliminator të kësaj gare derisa tri të tjerat, do të barten në Ligën e Konferencën dhe garat do t’i nisin prej raundit të dytë eliminator. Shorti për çiftet e raundit të parë kualifikues, do të tërhiqet më 15 qershor.

Ndërsa, do të zhvillohen nga dy ndeshje, me sistem vajtje-ardhje. Ndeshja e parë, do të luhët më 6/7 korrik derisa e kthimit pas një jave. Në Ligën e Konferencës, futbollin e Kosovës tashmë do ta përfaqësojnë Drita si nënkampione dhe Llapi si fitues i Kupës.