Sport

Llapi prezanton sulmuesin nga Shqipëria

Qendërsulmuesi nga Shqipëria, Jurgen Peqini është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për sezonin e ri. Peqini 22-vjeçar, te Llapi është prezantuar të martën dhe ka firmosur kontratë trivjeçare. Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Besës së Kavajës në kategorinë e dytë të Shqipërisë, ku realizoi pesë gola. Peqini karrierë ka bërë edhe te Turbina, Teuta e Elbasani.