Sport

Wijnaldum i bashkohet Parisit

Foto: Reuters

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit në sezonin e ardhshëm. Mediumet e huaja, kanë raportuar të hënën se Wijnaldum tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin francez, e cila do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Mësohet se Wijlandum do të firmosë kontratë 3-vjeçare me Parisin. Ai te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të këtij muaji.

Mesfushori 30-vjeçar në sezonin e fundit, ka shënuar tre gola në 51 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016, kurse karrierë ka bërë edhe te Newcastle Unitedi, PSV Eindhoveni e Feyenoordi.